MAT- Xhaxhai i Etleva Kurtit, njërës nga viktimat e Dan Hutrës, ka kërcënuar me gjakmarrje. Në ditën e varrimit të 32-vjeçares në fshatin e lindjes, Gurrë e Vogël në Mat, Mehmet Kurti tha se Etleva u vra pa faj dhe pa asnjë njohje me killerin serial.
“Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtin, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen. Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisit Hutra i them se sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh”, tha ai.
Ai tha se Etleva jetonte në Kamëz bashkë me nënën, ndërsa i ati ndodhet jashtë vendit, pas vrasjes që ka kryer i biri Vladimir Kurti. Sipas tij policia ka pasur dijeni për konfliktin në burg mes Dan Hutrës dhe Vladimir Kurtit, por s’ka marrë masa për mbrojtjen e familjes së tij.
“Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, dhe ajo është vrarë. Të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Me kanunin e Lekë Dukagjinit. Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye që nuk po i përmend. Por sot me atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbë”, shtoi xhaxhai.
Pavarësisht se autori i krimit monstruoz të vrasjes së 3 grave e plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra është në pranga dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm, i afërmi i familjes Kurti paralajmëroi hakmarrje sipas kanunit ndaj familjes Hutra.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor, 15:07
-
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
9 Nëntor, 17:01
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26
-
Shqipëria dhe Kosova në sytë kuriozë të turistëve aziatikë: Një rajon mahnitës me tradita e histori
28 Tetor, 15:23
Pu cfar fare e keqe paskan qen maloket. Tamom si ai bari i keq ne bace qe sado ta shkulesh prap mbin. Na myten fara e keqe m‘tiron.
PërgjigjuShikoni syte e xhaxhait,si sy peshkaqeni,pa jete,ngjajne me syte e vrasesve.Ky njeri i mbaruar fizikisht,na dashka te marre hak duke vrare 7 te pafajshem ne emer te nje kanuni te qelbur,i bere e i admiruar per dhe nga njerez injorante qe e mbajne akoma gjalle! Shteti duhet t'a arrestoje per kercenim me vrasje.
PërgjigjuNgushellime per mbesen. Po ca faji kane ato 7 qe do me vra ti, more zoteri? Ca faji kam une nese e kam vellain ose kusheririn vrases? Une qe mezi ushqej familjen. Kanuni thote
PërgjigjuTe lumt gryka e pushkes.Ai monster duhej asgjesuar nga policia.Kur nuk e ben shteti normal qe arrijn mileti tek vetgjyqsia
PërgjigjuPo çkanun ju thotë ju more që vrisni gra më keq se talebanet....eehhh sa ujra do rrjedhin derisa të kuptoni si jetohet...ishalla egziston akoma jeta deri atere ....
PërgjigjuO kanuni o mbetje e shekullit kaluar nje injorance e gjalle nuk e kuptoj ku do ikim!? Cfare flitet ore njerez akoma ka nga keto njerez... Mostra ai qe vrau mostra keto qe dalin Po soji vet qenkan... Mendova se do zbusnin gjakrat ky I nxeka...
PërgjigjuEdhe une nuk jam dokort me fjalet e xhaxhait te viktimes per hakmarrje.N.q.s do vertet hakmarrje futu dhe ti ne burg dhe mund ta vrasesh ne burg.
PërgjigjuTi vdis qe sot se nuk je njeri, se çna paskan bere keta 7 burra te tjere qe ti i do te vdekur vetem djalli qe te flet ty ne vesh e di, rrace idiote e mallkuar.
PërgjigjuBizanti, i ke dhene pergjigjen e duhur!C'faj kane 7 meshkuj te tjere qe i lidh i njejti mbiemer dhe trung familjar me nje monster! Kanuni i Leke Dukagjinit te lexohet nuk perfundon ne interpretime te tilla qesharake. Eshte kthryer si nje "shkop" ne duart e Maliqit per te interpretuar cdo budallek qe nxirret nga goja!