Danaj: Bota ka dështuar me
çështjen shqiptare dhe Ballkanin

Danaj: Bota ka dështuar me<br />çështjen shqiptare dhe Ballkanin
TIRANË - Përkrahësi dhe mbrojtësi i njohur i tezës së Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj ka qenë ftuar në studion televizive të “A1 Report” në një intervistë me gazetaren Eriona Rusi mbi situatën zgjedhore dhe paszgjedhore në Kosovë, si dhe problematikat e rajonit. 

INCIDENTET NË VERI, TË ORGANIZUARA, NË DIJENINË E NDËRKOMBËTARËVE
“Problemet zgjedhore në veri të Kosovës u lejuan kinse nga ndërkombëtarët në Mitrovicën veriore. Porositë që morën përfaqësuesit e OSBE; se nuk duhet të përmendnin nocionin “shtet i Kosovës” apo “republikë e Kosovës”, por “fusnotë” dhe kur thua territor i Kosovës është e qartë që duhej të garantohej fitorja e kandidatit të Serbisë. Ata u larguan pa kuptim nga zgjedhjet. Është bërë me dijeninë e ndërkombëtarëve, pavarësisht se ç'thonë më pas. Gjëja më e parëndësishme sot janë deklaratat politike. Ndërsa Daçiç pasi mori vesh që përfaqësuesi i tyre po humbte organizoi ato incidente që njihen”, ka analizuar Danaj.
 
PRESIONI I BRUKSELIT NË KOSOVË KA KRIJUAR NJË REPUBLIKA SERPSKA
“Në Mitrovicë, politika shqiptare me presion të Brukselit ka lejuar një republikë sërbska, më të moderuar se nuk jemi si në kohën e Dejtonit për Bosnjën, por në thelb kemi të bëjmë me një problem të tillë, që nuk e zgjidh problemin rajonal, por e rimelon, e zbukuron për një periudhë kohe, sa të përgatitet Brukseli në një fazë të dytë për të sistemuar Ballkanin Perëndimor". "Ka aq policë shqiptarë që të mbajnë rendin në veri, por këtë s’e lejuan ndërkombëtarët. Vuçiç, i përkëdheluri i Brukselit, por po aq radikal sa Nikoliç, tha: Ma lini mua Veriun se vë rregull për 24 orë, dmth unë që e organizova e çorganizoj përsëri”, tha Koço Danaj.

KS NUK E KA MENDJEN TE NE POR TE ARMËT KIMIKE, T'I DALIM ZOT VETES
“KS nuk i shkon mendja të merret me dosjen Kosovë, se po merret me armët kimike. Duhet të jemi në një fazë që të mendojmë më shumë për veten, se të mendojnë të tjerët për ne. Do t’i dalim zot problemeve apo të presim të vijë dikush që të na i zgjidhë? Nuk do vijë kurrkush të na i zgjidhë. T’i dalim zot vendit tonë, se ka aq probleme bota sa nuk i bie ndërmend për ne”.

NDËRKOMBËTARËT, DËSHTIM ME ÇËSHTJET E BALLKANIT, EDHE ME SHQIPTARËT
“Të gjitha qeveritë në fund të mandatit bëhen shumë të mirë, nuk kursejnë fjalët e bukura dhe deklaratat. Qeveria në Bruksel është në fund të mandatit. Të njëjtën gjë do bëjë edhe zonja Ashton, që ka thënë se “do iki se jam lodhur”. Para saj ishte Solana, figura që vijnë rrallë, të urojmë të vijë një Solanë i dytë. Problemet një ditë zbukurohen, fshihen, majisen por mund të shpërthejnë një ditë. Nuk është njëlloj dështimi politika e ndërkombëtarëve në rajon, por është dështim. Deri tani kemi arnim, riparim, por jo rikonfigurim, zgjidhje tërësore të problemit. Zgjidhjet copa-copa nuk i zgjidhin problemet, por i lënë pa zgjidhur. Problemet e këtij rajoni qetësohen vetëm kur të zgjidhet dosja shqiptare. Vetëm ajo garanton paqen dhe stabilitetin në rajon", ka përfunduar Danaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici