Danezët: Shqiptarët na mashtruan
me biletat, nxorëm jashtë vetëm 1500

Danezët: Shqiptarët na mashtruan<br />me biletat, nxorëm jashtë vetëm 1500
Federata  daneze e futbollit përmes një njoftimi zyrtar për çështjen e biletave që dispononin shqiptarët në tribunat e përcaktuara për tifozët vendas e pranon se nuk i parandaluan 100% kuqezinjtë e ‘kamufluar’ pavarësisht kontrollit të rreptë ka qenë e pamundur për të verifikuar gjithçka në hollësi.
 
“Kundër Shqipërisë kishim një dyndje të tifozëve shqiptarë në pjesët e stadiumit ku ishin të rezervuara për tifozët danezë.
 
Duke qenë se ishin lehtësisht të identifikueshëm, me simbole të dukshme shqiptare si shalle, flamuj dhe fanella, disa u ndalën nga inspektorët e sigurisë.
 
Por, ne nuk pretendojnë se parandaluam 100% hyrjen e tifozëve shqiptarë në ato vende ku kishin blerë biletën.
 
Nga informacionet që kemi deri tani, mund të them se rreth 1500 tifozë shqiptarë, që janë paraqitur me bileta të blera për seksionin danez, janë kthyer.
 
Ata nuk janë lejuar të hyjnë në stadium, por mund të ketë qindra të tjerë që mund të jenë futur në stadium, por gjithçka shkoi mirë”mbyllet deklarata. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim