Danimarka i frikësohet dyndjes së tifozëve shqiptarë në ndeshjen e 4 Shtatorit përballë kuqezinjve duke u bërë thirrje që të dorëzojnë biletat që kanë blerë jashtë tribunës ku janë përcaktuar për të qëndruar miqtë.
Në bazë të rregullores së UEFA-s, tifozët shqiptarë kanë 1850 bileta, por federata daneze e ka rritur këtë numër në 2150 bileta, por kërkesat e shqiptarëve janë më të mëdha.
“Mijëra shqiptarë mund të kenë blerë bileta të rezervuara për tifozët danezë. Kjo është kundër rregullave. Kemi caktuar një tribunë të veçantë për tifozët shqiptarë në më shumë vende se në ndeshjet e tjera.
Natyrisht kjo është një gjë e mirë për atmosferën që do krijohet në stadium, por kurrësesi nuk mund të lejojmë të kalohet limiti.
Ne paralajmërojnë tifozët shqiptarë që ne nuk do t’i pranojmë, nëse ata shfaqen me një biletë për pjesën e rezervuar nga tifozët daneze”thuhet në njoftimin e federatës daneze të futbollit.
Ndeshja Danimarkë-Shqipëri do të luhet në datën 4 shtator në stadiumin “Telia Parken’. Ndeshja është e rëndësishme, pasi luhet për vendin e dytë në grup, teksa dy ekipet kanë nga 10 pikë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com