Dani Alves në Itali? 'Të gjitha u nënshkruan, më pas marrëveshja u prish'!

Dani Alves në Itali? 'Të gjitha u nënshkruan, më pas marrëveshja u prish'!

Dani Alves

Dani Alves mund të ishte futbollisti i ri i Siena në vitin 2002, por presidenti i Federatës së Futbollit në Itali atë periudhë vendosi që në Serie B mos kishte më shumë se një lojtar të huaj, për t'i dhënë përparësi të rinjve vendas.

Agjenti i futbollit Stefano Cionini ka treguar se protagonist merkaton e asaj vere ishte pikërisht Dani Alves. Mbrojtësi brazilian shkëlqeu atë sezon në kompeticionin e të rinjve, me Sienën që gjeti akordin, teksa u firmos edhe një parakontratë mes palëve.

"Atë verë, krejt papritur, FIGC nën presidencën e Carraros vendosi të bllokojë transferimin e shtetasve jashtë BE-së për lojtarët e Serisë B, me synimin për të përmirësuar sektorët e të rinjve italianë. Në fakt, vetëm një i huaj mund të regjistrohej dhe De Luca vendosi të vinte bast për Taddei, sepse ai kishte luajtur tashmë për Palmeiras dhe dukej më me përvojë se dy të tjerët, të cilët ishin më të rinj dhe me të vërtetë ende dukeshin si fëmijë", thotë agjenti.

Vendimi i Federatës italiane i prishi punë Alves, që më pas kaloi te Sevilla për të nisur fitimin e të gjithë trofeve të mundshëm në futboll. Sevilla, Barcelona, PSG, Juventus apo edhe Sao Paolo janë skuadrat ku u aktivizua mbrojtësi, që dje mësoi nga Tite se është përzgjedhur për Botërorin 2022 në listën e Brazilit. Aktualisht 39 vjeçari luan me Pumas në Meksikë.

Parakontrata e firmosur në 2002:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë