Gilmando Dani është paraqitur vetë në polici pa e kërkuar askush. Dani kishte shkuar në ambjentet e policisë për t’u interesuar lidhur me arsyet e shoqërimit të shokut të tij Emiljano Shullazit. Mirëpo teksa ka hyrë si vizitor në ambjentet e policisë, me një urdhër të lëshuar nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, Gilmando Dani është arrestuar për dy akuza si ajo e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Pa kaluar shumë ditë nga këto akuza, ndaj Danit janë ngritur dhe 4 akuza të tjera.
Në dokumentacionin që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se Gilmando Dani është arrestuar për dy akuza të vetme ndërkohë që në kërkesën e saj dërguar gjykatës, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar që Dani të qëndrojë në masën e “arrestit në burg” për 6 akuza,duke shtuar trafikun e drogës, shkatërimin e pronës me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake dhe municioneve”.
/Shqiptarja.com