Daniel Serwer: Kosova e angazhuar 
për të frenuar ekstremizmin islamik 

Daniel Serwer: Kosova e angazhuar <br />për të frenuar ekstremizmin islamik 
Njohësi i çështjeve të Kosovës, Daniel Serwer thotë se Prishtina është e angazhuar në përpjekje për të frenuar ekstremizmin dhe se kjo luftë ka dhënë rezultate. Ai i bëri komentet në përgjigje të një artikulli të botuar në gazetën New Jork Times, në të cilin Kosova cilësohet si një burim i ekstremizmit islamik dhe i xhihadistëve.

Serwer thotë se për një sërë arsyesh ai nuk pajtohet plotësisht me pikëpamjen e shprehur në gazetë. Ai mendon se popullata në Kosovë e mbështet mjaft NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

“Së pari, është i vogël numri i kosovarëve të rekrutuar në krahasim me përmasat e popullsisë së atjeshme myslimane. Nga autoritetet e Kosovës janë marrë masa të forta ligjore në këtë aspekt, siç kanë qenë ndjekjet penale dhe dënimet. Dhe, në fund të fundit, popullata në Kosovë është shumë pro NATO-s, shumë pro Bashkimit Evropian dhe shumë kundërshtuese ndaj ISIS-it”, ka thënë Serwer, raporton Zëri i Amerikës.

Në artikullin e gazetës New Jork Times thuhet se sauditët kanë investuar shumë para në Kosovë për të përhapur wahabizmin, ideologjinë konservative që mbizotëron në Arabinë Saudite. Serwer thotë se qeveria po i përgjigjet kësaj me masa parandaluese.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme