Danimarkë, dorëhiqet ministrja e
Mjedisit për zgjidhje të krizës politike

Danimarkë, dorëhiqet ministrja e<br />Mjedisit për zgjidhje të krizës politike
Ministrja daneze e Mjedisit njoftoi sot dorëheqjen për dhënien fund të krizës politike që po vë në pikëpyetje të ardhmen e qeverisë së pakicës së qendrës së djathtë.

“Ditën e sotme po bëj publik lajmin e dorëheqjes nga posti i ministres së Mjedisit dhe Ushqimit”, shkruan Eva Kjer Hansen në një deklaratë, duke saktësuar se nuk dëshironte të bëhej pengesë për qeverinë.

Një parti e vogël e shumicës së brishtë parlamentare të së djathtës në Danimarkë disa ditë më parë kërcënoi se do të rrëzonte qeverinë liberale në pushtet prej tetë muajsh, duke e lidhur mbështetjen e saj me dorëheqjen e një ministre në detyrë.

Partia De Konservative e Søren Pape Poulsen kishte kërkuar dorëheqjen e Eva Kjer Hansen, me akuzën për favorizim të “lobit të fermerëve” në sajë të standarteve që përcaktojnë përdorimin e produkteve inorganike, në kundërshtim me rreziqet e ndotjes së burimeve të ujit dhe të shtresave të nëntokës /ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur