Një i ri shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Danimarkë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa viktimë ka mbetur 16-vjeçari Servet Abdija. Policia bën me dije se adoleshenti është goditur me disa plumba në rrugën Ragnhildagde, në Kopenhagen të Danimarkës, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë, ku gjatë verës janë shënuar disa incidente të lidhura me krimin e organizuar.
Familja e viktimës prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe.
d.c.shqiptarja.com






