DANIMARKË – Të tjera të shtëna me armë kanë ndodhur disa orë pas një sulmi vdekjeprurës në një lokal në Kopenhagen. Nga të shtënat e dyta u vra një person pasi u qëllua në kokë dhe u plagosën dy policë. Autori i të shtënave me armë u largua menjëherë pas ngjarjes me këmbë.
Kështu bën të ditur policia daneze për agjencinë e lajmeve AFP. Nga raportimet, personi që vdiq ishte civil, kurse dy policët u plagosën në këmbë dhe në krah.
Ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky sulm i dytë me armë ndodhi rreth 5 kilometra larg vendit të sulmit të parë në lokal. Nuk dihet nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Policia daneze është vënë në alarm dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com