Danimarka i vjen sërish në ndihmë Ukrainës, do të rrisë financimin për ushtrinë me më shumë se 2.5 miliardë dollarë

Danimarka i vjen sërish në ndihmë Ukrainës, do të rrisë financimin për ushtrinë me më shumë se 2.5 miliardë dollarë

Qeveria daneze i ka ardhur sërish në ndihmë Ukrainës, duke i rritur shpenzimet për të me 2.59 miliardë dollarë të tjerë, në mënyrë që ajo të përballojë shpenzimet ë luftës dhe të rimarrë tokat e pushtuar nga Rusia.

Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen njoftoi se qeveria daneze do të rrisë financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën në 2023-2024 me më shumë se 2.5 miliardë dollarë.

Kryeministrja daneze u shpreh se Ukraina ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë, pasi situata në fushën e betejës është shumë e vështirë dhe momentalisht po kalon fazën më të vështirë dhe kritike që nga fillimi i pushtimit rus.

Danimarka, e cila ka një popullsi prej më pak se gjashtë milionë banorë, nisi në mars një Fond për Mbështetjen e Ukrainës prej 7 miliardë korona daneze (rreth një miliardë dollarë amerikanë).

Qeveria daneze asokohe ra dakord të krijojë një fond për të mbështetur Ukrainën me vlerë një miliard dollarë dhe që nga maji, ky fond ishte 70% bosh, kështu që qeveria do të ndajë 7.5 miliardë korona të tjera këtë vit, duke e çuar totalin në 14.5 miliardë korona daneze. Vitin e ardhshëm, qeveria do të plotësojë fondin me 10.4 miliardë korona të tjera.

Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi qeverinë daneze për këtë vendim.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina nën sulm, një i vdekur dhe katër të plagosur! Përgjigjet Kievi, godet sërish Moskën me dron! Kremlini: Kemi shkatërruar 5 prej tyre


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë