1 viktimë dhe 4 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm si pasojë e një sulmi masiv në Kiev mbrëmjen e djeshme nga forcat ruse. Sipas administratës civile dhe ushtarake të kryeqytetit ukrainas, 20 persona u evakuuan nga një ndërtesë e goditur. Dy katet e sipërme janë të shkatërruara, mund të ketë njerëz nën rrënoja. Sirenat paralajmëruese ajrore u dëgjuan gjatë natës në Kiev, por edhe në rajonet Cherkasy (në qendër), Kirovohrad, Mykolayiv dhe Kherson (jug).
Nga ana tjetër, edhe Kievi është përgjigjur duke përballur Moskën me një sulm të rrallë me dron në agim që shkaktoi dëme "të vogla" në ndërtesa. Kjo u raportua nga kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobianine .
"Të gjitha shërbimet emergjente në qytet janë aktivizuar. Deri më tani askush nuk është lënduar rëndë", ka shkruar Sobianine në Telegram.
Në përditësim...
Qeveria daneze i ka ardhur sërish në ndihmë Ukrainës, duke i rritur shpenzimet për të me 2.59 miliardë dollarë të tjerë, në mënyrë që ajo të përballojë shpenzimet ë luftës dhe të rimarrë tokat e pushtuar nga Rusia.
Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen njoftoi se qeveria daneze do të rrisë financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën në 2023-2024 me më shumë se 2.5 miliardë dollarë.
Kryeministrja daneze u shpreh se Ukraina ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë, pasi situata në fushën e betejës është shumë e vështirë dhe momentalisht po kalon fazën më të vështirë dhe kritike që nga fillimi i pushtimit rus.
Danimarka, e cila ka një popullsi prej më pak se gjashtë milionë banorë, nisi në mars një Fond për Mbështetjen e Ukrainës prej 7 miliardë korona daneze (rreth një miliardë dollarë amerikanë).
Qeveria daneze asokohe ra dakord të krijojë një fond për të mbështetur Ukrainën me vlerë një miliard dollarë dhe që nga maji, ky fond ishte 70% bosh, kështu që qeveria do të ndajë 7.5 miliardë korona të tjera këtë vit, duke e çuar totalin në 14.5 miliardë korona daneze. Vitin e ardhshëm, qeveria do të plotësojë fondin me 10.4 miliardë korona të tjera.
Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi qeverinë daneze për këtë vendim.
Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi Ukrainën se ka nisur një “sulm terrorist” me tetë dronë kundër rajonit të Moskës këtë mëngjes. Pesë u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes Pantsir, ndërsa tre të tjerët u dëmtuan dhe devijuan nga trajektorja që duhej të ndiqnin. Sipas agjencisë Ria Novosti.
Hahaha , ngushllime
PërgjigjuQesh se vriten njerez o idiot i muzhikeve