DANIMARKË – Dy persona janë arrestuar në aeroportin “Kastrup” në Kopenhagen pasi u dëgjuan duke diskutuar për një bombë në një nga çantat që kishin. Kjo gjë solli evakuimin e terminalit.
Terminali 3 u evakuua rreth orës 12:00, pasi policia u njoftuar për këtë bisedë dhe më pas u rihap pas disa orësh.
Dy të arrestuarit kanë deklaruar në polici se biseda e tyre ishte një shaka dhe se nuk kishte asnjë plan për sulm me bombë.
“Ata na thanë se vetëm po bënin shaka me njëri-tjetrin. Ata janë miq dhe njëri po udhëtonte për në Paris dhe tjetri për në Frankfurt”, tha zëdhënësi i policisë, Steen Hanse, raporton AFP.
Identiteti dhe kombësia e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur. Incidenti erdhi pak orë pasi policia daneze rriti me një shkallë nivelin e kërcënimeve duke iu referuar rrezikut terrorist pas sulmeve në Paris javën e kaluar.
Dje, miqësoret e futbollit Belgjikë-Spanjë dhe Gjermani-Holandë u anulluan të martën mbrëma, ndërsa dy fluturime të “Air France”-s bënë ulje emergjence pas frikës për bomba, por që rezultuan alarme të rreme.
Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com