Danimarkë, Rasmussen i kërkon
kryeministrit turk të shtyjë vizitën e tij

Danimarkë, Rasmussen i kërkon<br />kryeministrit turk të shtyjë vizitën e tij
DANIMARKE-Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, i ka propozuar sot homologut  të  tij turk, Binali Yildirim të  bënte një shtyrje të vizitës së tij në Danimarkë e cila ishte parashikuar të zhvillohej në fund të marsit.
 
Arsyeja e kërkesës së kryeministrit të Danimarkës ka qenë acarimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Holandës.
 
 “Një vizitë e tillë nuk mund të bëhet duke shpërfillur acarimin e marrëdhenieve mes Turqisë dhe Holandës. I propozova kolegut ta shtyjmë takimin tonë”, shkruan kryministri danez në një komunikatë.
 
“Në kohë normale, do të ishte një kënaqësi të mirëprisja kryeministrin turk Yildirim me të cilin pata një dialog të sinqertë dhe konstruktiv më 10 dhjetor në Ankara”, shtoi Rasmussen.
 
Ditën e djeshme presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka cilësuar ndalimin e vizitë së një ministreje turke në Holand nga ana e autoriteteve holandeze si një akt fashist dhe tensionet mes dy vendeve janë rritur.
 
Deklarata të ngjashme Erdogan ka bërë edhe kundrejtë Gjermanisë pas ndalimit të disa mitingjeve elektorale për referendumin që do të zhvillohet në Turqi për kalimin e republikës nga parlamentare në presidenciale, duke rritur kështu pushtetin e presidentit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit