Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë "ngritur traun" çdo lloj llumi e deliranti!
Nga emisionet e mëngjesit deri në ato të politikës në mbrëmje. Pasojat janë graduale. Gjithnjë e më pak zëra të arsyeshëm. Më pak informacion i balancuar dhe analizë. Më pak modele frymëzuese. Më pak ide e alternativa. Më shumë vulgaritet, zhurmë dhe dhunë verbale.
Një shoqëri që i kthen në idhuj mashtruesit, që rri e dëgjon ti japin mend të pa shkollët e delirantët është e destinuar të jetë gjithnjë spektatore cirku ku prestigjatorët e hutojnë me klloun dhe numra shpejtësie.
Aftësia e llumit dhe delirantëve për tu shumëfishuar përmes hapësirës televizive është thjesht mbresëlënëse! Është detyrim dhe përgjegjësi publike e televizioneve që të "ulin traun" dhe të mos pranojnë të bien në nivelin e videove live nga TikTok-u.
-
Shume I sakte shqetesimi. Me vjen per te vjelle me nivelin qe perballem, qe nga etika personale, ajo e fjales publike, eksperiza e “specialisteve” dhe kultura e debatit. Eshte nje gje te mos biesh dakort me folding, tjeter gje komplet te mos respektosh etiken e detyruar qe kushdo qe ka fuqine e mikrofonit te mos anyone me te.
Përgjigju -
E thënë popullorshe më troç nuk ka të merr frika të ndezësh TV është një degjenerim total në të gjithë fushat.
Përgjigju-
Absolutisht ke te drejte fillo me drejtuesit e tv dhe perfundo me programet llum i Gialle.
-




Komente
Komento