Dardan Molliqaj e 'bën rrugë'! Arrestohet sërish bashkëshorti i ish ministres arsimit në protestën e Kosovës

Dardan Molliqaj e 'bën rrugë'! Arrestohet sërish bashkëshorti i ish ministres arsimit në protestën e Kosovës

Dardan Molliqaj

KOSOVË- Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini, është arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të zyrës.

Kjo është bërë pas përfundimit të protestës së veteranëve ku ai mori pjesë.

Për Molliqajn ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Dardan Molliqaj dhe katër anëtarë tjerë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi në një bisedë telefonike për mediat kosovare ka thënë se arrestimi ka ndodhur menjëherë pas protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit