Fshati turistik i Dardhës mbetet një nga vendet më të preferuara nga turistët të huaj dhe ata vendas. Fshati piktoresk ndodhet rreth 20 km larg nga Korça dhe e gjithë rruga për atje, është një gjarpërim mbi kodrina të buta, derisa përfundojnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi e pemë qindravjeçare.
Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera.
Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, e oborret plot me lule të mbjella nga vetë zonjat e këtij fshati.
Kjo perlë e natyrës është e mbushur me çezma ku vizitorët mund të shujanë etjen ndërsa shoqëruesi i tyre i pandarë mbetet gjelbërimi. Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.
Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.
Vizitorë nga gjithë Shqipëria zgjedhin pikërisht Dardhën ai një mundësi për pushime jo vetëm për bukuritë e rralla natyrore por edhe për gatimet tradicionale që zënë një vend të veçantë të kësaj zone.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.4%
-
Jo
18.8%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Benefitet e Yoga-s, Klodian Murati: Është mënyrë jetesë më shumë se stërvitje e trupit
18 Maj, 20:39
-
A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë
18 Maj, 20:33
-
Mero Baze: Bashkim në perversitet!
18 Maj, 20:24
-
Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri
18 Maj, 20:03
-
Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut
18 Maj, 19:33
-
Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike
18 Maj, 19:18
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë
18 Maj, 18:37
-
Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”
18 Maj, 18:25
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
18 Maj, 18:13
-
Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë
18 Maj, 18:06
-
U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023
18 Maj, 17:55