Situata në fshatin Darëzezë në Fier, pavarësisht ndalimit të reshjeve dhe rikthimit të Vjosës në shtratin natyror, sërish duket problematike.

Mbrëmjen e kësaj të hëne, policia i ka ardhur në ndihmë një familjeje të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Operacioni i ndërmarrë në orët e vona të natës është konkluduar me evakuimin e familjes prej 9 anëtarësh, ndërsa ka transportuar për në spitalin rajonal të Fierit kryefamiljarin sëbashku me bashkëshorten të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë, të evakuohej  e gjithë familja si dhe dërgimi në spital i kryefamiljarit sëbashku me bashkëshorten, pasi vuanin edhe më parë nga shëndeti.

Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t'u sistemuar në ambient të sigurt. Policia ka publikuar edhe pamjet e këtij operacioni ku duket evakuimi nga forcat e policisë të dy bashkëshortëve të moshuar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com