Darka e fundvitit,Rama fton Metën
dhe Idrizin te Pallati i Brigadave

Darka e fundvitit,Rama fton Metën<br />dhe Idrizin te Pallati i Brigadave
Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot një darkë të posaçme me dy aleatët kryesorë të tij, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin.
 
Rama ka ftuar aleatët bashkë me deputetët dhe ministrat në një mbrëmje gala që zhvillohet në Pallatin e Brigadave mbrëmjen e sotme.
 
Dy ditë më parë, Shqiptarja.com ka mësuar se në adresën postare të deputetëve dhe ministrave si dhe të sekretareve të Idrizit dhe Metës ka mbërritur një email me këtë përmbajtje, ku shënim i posaçëm u kushtohet bashkëshortëve të të ftuarve.
 
“Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Zonja dhe Zotërinj Ministra, Me rastin e festave të fundvitit, një darkë gala do të shtrohet në nder të deputetëve dhe ministrave të koalicionit qeveritar, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta, Kryeministrit, Z. Edi Rama dhe Zv/Kryetarit të Kuvendit, Z. Shpëtim Idrizi, në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19.30. Ftesa vlen edhe për bashkëshortët.
 
Do t’ju lutesha të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj me apo pa bashkëshort, brenda ditës së hënë, 19 dhjetor”,-thuhet në emailin e dërguar nga kryeministria.
 
Ajo që vihet re, është se në listën e email-eve mungojnë adresat e Vangjel Dules, Nard Ndokës, Amando Pregës dhe Tom Doshit. Nuk janë ftuar në këtë darkë, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi.
 
Darka gala zhvillohet një ditë përpara se në parlament të mbahet një seancë e veçantë për nga rëndësia dhe shpërndarja e votave parlamentare.
  

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship