Darka e Ramës me Thaçin dhe
Ahmetin, më shumë me zënka

Darka e Ramës me Thaçin dhe<br />Ahmetin, më shumë me zënka
SHKUP - Darka e organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Shkup me dy liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ka rezultuar më shumë me zënka dhe dialog të ashpërsuar, sesa me arritjen e pikave të përbashkëta për ndonjë mundësi bashkëpunimi midis dy partive më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH.

Agjencia e lajmeve, INA shkruan sot se në tryezë janë biseduar çështje aktuale, ndërsa Thaçi vazhdimisht me ashpërsi ka drejtuar akuza ndaj Ahmetit për dështimin e tij dhe paaftësinë për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, si implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rrënimin e procesit të përfaqësimit, anashkalimin e tij nga partneri i koalicionit Gruevski, por edhe dështimet në planin e eurointegrimeve.

Nga ana tjetër, Ahmeti ka sqaruar pozicionet e tij për bashkëqeverisjen dhe përpjekjet maksimale. Siç bëhet e ditur, Ahmeti vazhdimisht i është shmangur akuzave të hedhura nga Thaçi.

Çështja e emrit gjithashtu ka qenë temë e diskutimit, ku Thaçi ka ndarë mendimin se kjo duhet të zgjidhet nga maqedonasit, ndërsa Ahmeti këtë çështje e ka lidhur me procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Kjo situatë e tensionuar ka shtuar bindjen e kryeministrit Edi Rama se është vështirë të ketë një pajtim dhe bashkërendim të aktiviteteve midis dy liderëve të partive kryesore shqiptare në Maqedoni.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi për gazetën “Dnevnik” ka theksuar se ftesën për darkën e ka pranuar për hir të kryeministrit Rama dhe se sipas tij, nuk ka asnjë pikë të përbashkët për bashkëpunim me BDI.

“Edhe përkundër takimit me Ahmetin ne nuk kemi qëndrime të afërta as për një milimetër dhe as një pikë të përbashkët për asnjë çështje. Ne kemi qëndrime diametralisht të kundërta, duke nisur nga konkurset për punësim të Marrëveshjes së Ohrit deri tek proceset eurointegruese”, ka theksuar Thaçi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet