Ishte këshilltari i kryeministrit Edi Rama për Rajonin ai që tha për A1 Report se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç kishte kënduar në darkën jashtë protokollit mes dy delegacioneve gjatë vizitës në serbi.

Por mediat serbe shkojnë dhe më tej për atë që ka ndodhur në atë darkë, pas tensioneve të krijuara në konferencë ku shefi i qeverisë shqiptare i bëri thirrje homologut të tij serb të njoh pavarësinë e Kosovës.
 
Gazeta serbe “Kurir” në numrin e sotëm shkruan se shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç në këtë darkë ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar këngën napolitane “O sole mio“.
 
Kjo sipas “Kurir” ka ç’tensionuar situatën mes dy delegacioneve. Ishte kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ai që ka ftuar në një darkë të paplanifikuar delegacionin shqiptar, vetëm disa orë pas konferencës për shtyp të dy kryeministrave.
 



kurir

































Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)