Ambasadorja Yuri Kim dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë takuar mbrëmjen e sotme (19 dhjetor) në një darkë joformale në një prej restoranteve në Tiranë në zonën pranë rrugës së Elbasanit.

Mes ushqimit dhe buzëqeshjeve, takimi mes 2 përfaqësuesve politikë zgjati për më shumë se 2 orë ku nga restoranti dolën në orën 22:20 duke thyer kështu dhe karantinën.

Pas takimit ka reaguar dhe Ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se gjatë takimit ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo shkruan se partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër.

Gjithashtu ambasadorja tha se SHBA do të mbështesë të gjithë procesin e zgjedhjeve që do të zhvillohen në Shqipëri.

Kjo darkë vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të një vale protestash të dhunshme në Tiranë për të cilat kryedemokrati Basha është shprehur se i mbështet, ndërsa ambasadorja Kim ka bërë thirrje që të ndalet dhuna.

FOTO+VIDEO nga takimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Pas takimit me Bashën, Kim: Diskutuam për përgatitjet e zgjedhjeve më 25 prill! Partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër

1608412520_bashakim.jpg

Pas takimit me kryedemokratin Basha ka reaguar ambasadorja Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter ambasadorja shkruan se gjatë darkës ata kanë diskutuar mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo shprehet se të gjithë partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër dhe se SHBA do të bëjë pjesën e vetë për të mbështetur zgjedhjet e lira.

"Sonte u takova me Kryetarin e PD Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri" - shkruan Kim.

Ora 22:20
Mbi 2 orë darkë, Basha e Kim shkelin karantinën

Përfundon pas 2 orësh darka mes ambasadores Yuri Kim dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Ata janë larguar nga restoranti ku po darkonin në orën 22:20 duke thyer kështu dhe orën policore.