-
Mbi 2 orë takim informal, Lulzim Basha dhe Yuri Kim darkojnë në një restorant! Ambasadorja: Partitë politike të sigurojnë kandidatë të pastër në zgjedhjet e 25 prillit
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvillo një takim jozyrtar me kryedemokratin Lulzim Basha mbrëmjen e kësaj të shtune (19 dhjetor). Takimi mes tyre zgjati për më shumë se 2 orë. Pas takimit ka reaguar dhe Ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se gjatë takimit ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo shkruan se partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër.
19 Dhjetor 2020, 19:57 -
'Nëse opozita s'prezanton kandidatët këtë muaj, rrezikon zgjedhjet', Lefter Maliqi: Më kanë telefonuar Topalli e Duka! Koalicion me PS? Kurrë mos thuaj kurrë!
Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Report TV ka deklaruar janari do ta gjejë me një forcë politike. Se me kë do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare këtë Maliqi tha se do ta vendosë kur të formohen koalicionet. Por ndërsa tha se momentalisht anon nga opozita, ai nuk përjashtoi mundësinë për t'iu bashkuar PS, gjë e cila do të varet dhe nga mëyra si do të veprojë opozita.
17 Dhjetor 2020, 18:50 -
Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e dytë të listavë zgjedhore/Qytetarët mund të verifikojnë emrin online
Ministria e Brendshme ka publikuar diten e sotme ekstraktin e dytë të listave zgjedhore të 25 Prillit 2021.Duke nisur nga data 4 nëntor ,Gjëndja Civile do të bëjë verifikimet për publikimin e listave. Qytetarët mund të verifikojnë emrin online , përmes portalit e-Albania
2 Nëntor 2020, 15:57 -
Përloti Kuvendin me fjalimin e saj 3 vite më parë/ Fermerja Gerta Loku i bashkohet Rudina Hajdarit, vendos të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)
Gerta Loku vajza fermere nga Mirdita, e cila 3 vite më parë përloti Kuvendin me fjalimin e saj, ka vendosur që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
1 Nëntor 2020, 15:48 -
Drafti i PS-së, Meta: Hapni listat ose largohuni! Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit do ndëshkohet fort nga qytetarët
Presidenti Ilir Meta ka vijuar me reagimet e ashpra lidhur me draftin e PS-së për hapjen e listave. Përmes një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje mazhorancës që të hapin listat 100 % ose të largohen.
20 Shtator 2020, 10:40 -
Rama për DW: Sistemi pluralist nuk cënohet nëse pakica s'merr pjesë në zgjedhje! S’ka rrezik për negociatat!
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka folur mbi çështjen nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve. Ai gjithashtu tha nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore.
18 Shtator 2020, 22:11 -
Veliaj për Report Tv: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk presim fushatën për të mbajtur premtimet
Pas takimit me kryeministrin Rama, kryebashkiaku Veliaj tha se do të përveshë mëngët për fitoren e mandatit të tretë qeverisës, teksa duket se kauza e fortë e PS do të jetë rindërtimi i banesave pas tërmetit të 26 nëntorit. Veliaj ka deklaruar se Partia Socialiste në krye të agjendës së saj ka rindërtimin dhe çështjet të cilat lidhen drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve
4 Shtator 2020, 14:02 -
Opozita parlamentare e ndarë në zgjedhje! Hajdari: Partinë do ta hap me Nismën Thurje! Murrizi: Do më bashkohen themelues të PD
Opozita parlamentare do të shkojë në zgjedhjet e 2021 me dy parti të reja. Një parti e deputetes Rudina Hajdari dhe e Myslim Murrizit. Në një intervistë për Report tv, Rudina Hajdari theksoi se partia e saj po krijohet dhe se bashku me Nismën Thurje kanë nisur mbledhjen e firmave. Ndërsa kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të garojë në zgjedhjet me Partinë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.
4 Shtator 2020, 14:00 -
Meta mbyll konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve! Rama: Dakord për çdo datë, përveç 2 majit! Basha: Shqiptarët duan zgjedhje sot! Hajdari: Propozova ditën e Pashkëve
Presidenti Meta zhvilloi sot takime të veçanta me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në vend me të cilët u konsultua për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Këto zgjedhje në bazë të ndryshimeve të fundit në kodin zgjedhor duhet të mbahen nga data 15 prill deri në 15 maj.
4 Shtator 2020, 10:26