Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim uron kreun e SPAK, Altin Dumani për vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit, i nderuar edhe me dekoratë nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, ditën e djeshme (9 Dhjetor).
Ambasada e SHBA-ve e njoftoi takimin mes tyre pas ceremonisë në DASH, me një postim në rrjetin social X, ditën e sotme (10 Dhjetor”.
Ambasada, teksa njofton me një foto takimin Kim-Dumani, nënvizon edhe se “Uashingtoni rikonfirmon mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
-
Me ne fund Shqiperia po shikon nje drite jeshile! Ky vend per here te pare po sheh nj3 shprese te vertetw. Poshte llumi! Poshte korrupsioni! Poshte kalbesirat qe nuk u fryne kurre duke ja pire gjakun kesaj Shqierie!
Përgjigju -
Zotit Dumani duhet ti zgjatet mandati deri sa të zhduki krimin dhe hajdutërinë,ka pasur plot prokuror të përgjithshëm por kanë punuar për vete.
Përgjigju











Komente
Komento