Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën sot Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, si një nga 10 kampionët e luftës kundër Korrupsionit në botë përgjatë vitit 2024.

Në ceremoninë e zhvilluar sot (9 dhjetor 2024) në Departamentin Amerikan të Shtetit, ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpalli kampionët kundër korrupsionit nga e gjithë bota, si pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë përparësi antikorrupsionit. Cereminia mbahet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit.

Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi "ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit" dhe se "ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale". Ai i cilësoi si një nga njerëzit më të besueshëm në Shqipëri Dumanin dhe SPAK.

““Ne sot vlerësojmë 10 nga figurat më të rëndësishëm që kanë dhënën një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit dhe ky vlerësim është një shenjë mirënjohje dhe shenjë mbështetje për ata'

Ne sot vlerësojmë 10 njerëz të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Ne e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Korrupsioni krijon dhe instabilitet, konflikt, por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken në fjalën e tij për këtë rast.

Duke lexuar emrin e kreut të SPAK, Blinken tha:

Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Sot është institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

Ai dha edhe mesazh për luftën kundër korrupsionit, teksa vlerësoi me dekoratë edhe me tituj 10 të pranishmit e listës.

“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimit”, u shpreh Blinken.

 Dumani u zgjodh në krye të SPAK-ut, Struktura Anti-Korrupsion që u krijua me mbështetjen e Shetetve të Bashkuara, në dhjetor të vitit 2022

“Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin tek qeveria dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare”, thuhet në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
DASH postim për Dumanin: Një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, me integritet, kurajo dhe profesionalizëm!

1733776522_dumani.jpg

Postimi në rrjetin X i DASH për Altin Dumanin

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot Altin Dumanin si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.

Ishte vetë Sekretari i Shtetit Anthony Blinken që e bëri shpalljen sot (9 Dhjetor), teksa ndau edhe dekoratat, duke ia dorëzuar edhe kreut të SPAK. Ai vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme, si të jashtëzakonshme.

Pak pas ceremonisë, DASH postoi në faqen në rrjetin social X, edhe një foto-portret me dekorimin e Dumanit (sikurse edhe për 9 të tjerët), ku ngriti lart vlerat e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.

Në postim theksohet:

“Urime Altin Dumanit për shpalljen si një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, me integritet, profesionalizëm dhe kurajo”, thuhet në këtë postim.