Policia bën me dije se dy vëllezërit E.K 32 vjec dhe M.K 36 vjec qëlluan ndaj Dashamir Gjokës 25 herë, ku 15 plumba kapën makinën.
Burime të Report TV nga Policia bëjnë me dije se dy vëllezërit e kanë qëlluar makinën e Dashamir Gjokës në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”.
Atentati është bërë nga një makinë tip “Benz”, e cila po ndiqte nga pas automjetin e Dashamir Gjokës.
Dy vëllezërit kanë qëlluar me breshëri në lëvizje, por makina ishte e blinduar dhe asnjë prej plumba nuk ka depërtuar në brendësi.
Makina drejtohej nga vet Dashmair Gjoka, ndërkohë që në brendësi të saj ishin edhe 3 vajzat e mitura të tij.
Pasi kanë qëlluar me automatik, dy vëllezërit E.K dhe M.K janë larguar me shpejtësi duke përdorur një makinë tip “Benz”.
Policia i ka shpallur në kërkim autorët, të cilët mendohet se fshihen në zona të Shijakut.
Gjoka: U frikësuam, na shpëtoi makina e blinduar
Ndërkohë Report TV ka zbardhur edhe dëshminë e Dashamir Gjokës që ka dhënë në Polici. “Isha duke udhëtuar drejt Shijakut, kur kam dëgjuar plumbat që vinin nga një makinë paralel me mua.
Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh qw shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar”, - është shprehur Dashamir Gjoka në dëshminë që ka dhënë në Polici.
Kush është Dashamir Gjoka
Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash.
Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.
Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij.
Gjyqësori bllokoi ekstradimin ne Itali
Kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij ka refuzuar ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.
Pas kësaj, në zbatim të ligjit Antimafia ka nisur hetimi pasuror për Dashamir Gjokën, i cili tashmë duhet që para drejtësisë shqiptare të justifikojë pasurinë e tij e cila në mungesë të burimeve të ligjshme sipas akuzës do të kalojë në fazën e konfiskimit.
Sipas akuzës, Gjoka rezulton si kreu i një organizate të trafikut të prostitucionit në Itali dhe pasurinë e vendosur në Shqipëri dyshohet se kanë ardhur nga aktivitet i paligjshëm i shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Milanos dhe Puglias.
dy.b/shqiptarja.com