DASH kritikon sulmin e Vuçiçit ndaj ekspertit amerikan të politikës së jashtme, Joseph thotë se presidenti serb ka bërë akuza serioze e të pabaza ndaj tij

DASH kritikon sulmin e Vuçiçit ndaj ekspertit amerikan të politikës së jashtme, Joseph thotë se presidenti serb ka bërë akuza serioze e të pabaza ndaj tij

Edward Josep dhe Aleksandër Vuçiç

Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktikat e njollosjes kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph, shkroi në Twitter Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë.

Përveç këtij njoftimi, Joseph e publikoi edhe deklaratën ku ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë akuza serioze dhe të pabaza ndaj tij gjatë një paraqitjeje të liderit serb në një televizion në Serbi më 30 dhjetor.

Departamenti amerikan i Shtetit shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.

“Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH-i.

Ky postim në Twitter u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Çfarë tha Vuçiçi?

Më 30 dhjetor, gjatë një paraqitjeje në televizionin Prva, Aleksandër Vuçiç, e quajti Edward Josephin, - ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – “bot shqiptar” lidhur me atë që Joseph kishte deklaruar një ditë më parë në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiç po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”.

Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.

Çfarë tha Joseph në intervistë dhe pas deklaratës së Vuçiçit?

Gjatë intervistës për REL-in, mes tjerash, Joseph potencoi se sa i përket barrikadave të ngritura nga një grup i serbëve lokalë në veri të Kosovës, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë, Vuçiç “po manipulonte Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”.

Ai po ashtu tha se qetësia në Kosovë, pas heqjes dorë nga barrikadat, do të zgjasë “deri kur Aleksandër Vuççi të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.

Pas akuzave të Vuçiçit, Joseph shkroi në Twitter se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.

“Alekskandër Vuçiç nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.

Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiç tregoi edhe një herë karakterin e tij.

“‘Nepristojan’ është një fjalë e sjellshme serbe për sjelljen ngacmuese të Vuçiçit. Diplomatët duhet të respektojnë zyrën e presidentit serb. Banorët? Jo dhe aq”, theksoi Joseph./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja