Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson se Kosova mbetet vend tranzit për drogërat që transportohen drejt Evropës, por nuk është burim i rëndësishëm i narkotikëve të paligjshëm. Në raportin e përvitshëm për luftën kundër drogave në botë, thuhet se Kosova bashkërendon përpjekjet e disa agjencive për luftë kundër trafikimit të narkotikëve dhe është duke zbatuar strategjinë kombëtare kundër drogërave dhe planin veprues pesë vjeçar që synon zvogëlimin e ofertave dhe kërkesave bashkërendimin e brendshëm dhe atë me partnerët ndërkombëtarë.
Në raport thuhet se në periudhën ndërmjet janarit dhe shtatorit të vitit 2014, autoritetet e Kosovës, kanë sekuestruar 672 kilogram marijuanë, 21 kilogram drogë të llojit kokainë dhe më pak se dy kilogram të llojit heroinë.
Sipas raportit të DASH policia ka sekuestruar mbi 5 mijë fara kanabisi dhe mbi 3 mijë e 700 bimë të marijuanës.
Në raport thuhet se faktorët negative që ndikojnë në luftën e Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve janë pozita e saj gjeografike bashkë me rrugët tradicionale të kontrabandës; integrimi jo i plotë i komunave veriore; ekonomia e varfër; mosnjohja nga disa vende të rajonit dhe sistemi jo i frytshëm I menaxhimit te kufirit.
Departamenti i Shtetit thekson se nuk ka raporte gjithëpërfshirëse që vlerësojnë përdorimin e drogërave në Kosovë. Gjykuar nga informacionet në dispozicion, shumica e përdoruesve janë meshkuj dhe marijuana është zgjedhja e tyre.
Sipas raportit vlerësimi i ndikimit të korrupsionit në trafikimin e narkotikëve në Kosovë, është i vështirë. Ligjet ndalojnë një gjë të tillë, por ka dyshime se drogërat lëvizin përtej kufijve të Kosovës, ndonjëherë me pajtimin e heshtur të zyrtarëve, thuhet më tej në raport
Raporti thekson se meqë Kosova nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara, është e përshirë vetëm në një pjesë konventave ndërkombëtare dhe protokolleve, apo e marrëveshjeve dypalëshe për luftë kundër drogave. DASH nënvizon se Kosova bashkëpunon dhe shkëmben informacione me fqinjët nëpërmjet takimeve joformale dypalëshe apo shumëpalëshe.
Në raport thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndërtojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me policinë e Kosovës duke ofruar ndihmë teknike dhe aftësim nëpërmjet programeve amerikane të ndihmës. Kosova ka filluar të negociojë një marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara në vitin 2014.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com