Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar incidentin e dodhur në stadiumin Partizani të Beogradit. Zëdhënsja e DASH ndërsa u pyet nga gazetarët në konferencën e përditshme tha se është për të ardhur keq që u ndërpre ndeshja. Jen Psaki ka thënë se mungesa e tolerancës dhe dhuna ishin zhgënjyese, por Ambasada Amerikane nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë incident.
Sipas Paskit, shkak për ndërprerjen e ndeshjes dhe nisjes së trazirave ishte dhuna dhe mungesa e tolerancës e shfaqur në stadiumin e Beogradit.
Pyetje: Serbia ka akuzuar Shqipërinë për atë që ajo e quan një provokim të qëllimshëm politik dhe e kanë fjalën për një banderolë shqiptare që fluturoi gjatë një ndeshje futbolli me Serbinë. Kjo çoi në përplasje gjatë lojës. Keni ndonjë reagim?
Psaki: Është diçka shumë e pafat që kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga dhuna. Sportet kanë një potencial shumë të madh dhe të vërtetuar për të bashkuar njerëzit kudo, edhe përtej kufijve. Dhe kur dhuna dhe mungesa e tolerancës shkelin një potencial të tillë, është zhgënjyese për të gjithë sportistët, spektatorët, tifozët, dhe vendet e tyre. Ambasada e SHBA, sigurisht, nuk pati asnjë rol në asgjë që mund të ketë ndodhur mbrëmë.
Pyetje: Minikopteri juaj po e fluturonte flamurin?
Psaki: Nuk kishim asnjë përfshirje, Matt.
Pyetje: Vendet kanë zhvilluar luftra, ose të paktën një luftë, për një ndeshje futbolli më parë.
Psaki: Portet krijojnë shumë emocione.
Pyetje: A dini nëse ka pasur ndonjë ka pasur ndonjë kontakt me shqiptarët apo serbët nga SHBA nga zyrtarë të SHBA për këtë?
Psaki: Me sa kam dijeni jo. Mund ta kontrollojmë nëse ka pasur.
Redaksia Online
(g.fShqiptarja.com)
/Shqiptarja.com