DASH nuk e përmend Berishën as me emër: Ish-lideri shqiptar i shpallur 'non grata' shkaktoi dhunë politike! I kujtohet 21 janari dhe sulmi në PD

DASH nuk e përmend Berishën as me emër: Ish-lideri shqiptar i shpallur 'non grata' shkaktoi dhunë politike! I kujtohet 21 janari dhe sulmi në PD

Sali Berisha dhe pjesë nga raporti i DASH

Një ish-lider shqiptar, i cili është shpallur ‘non grata’ shkakton dhunë politike në Shqipëri, në një vend ku konfliktet e dhunshme politike janë shumë të rralla. Fjalët janë të shkëputura nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve por që e kanë pasur edhe një paragraf për Sali Berishën. Ata madje as me emër nuk denjojnë t’i referohen Berishës, por me togfjalëshin ‘ish lider"

 “Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i shpallur ‘non grata’ për korrupsion për të thyer selinë e partisë në janar 2022 që kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunë dhe dëmtim të pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019.  Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruhet ndër të tjera në raport.

Kujtojmë se më 8 janari 2022 ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të atëhershëm të PD-së Lulzim Bashës.

Më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit. Ndërsa javën e tretë të korrikut Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pretendenti për t’u zgjedhur Kryeministër i shqiptarëve është i padëshirueshëm në 2 prej vendet më të mëdha aleate të kombit shqiptar.

Vendet perëndimore e kanë shprehur hapur angazhimin për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Vetëm sot është bërë me dije se një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacioni të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga raporti i DASH ku përmendet dhuna e Berishës

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 28/07/2023 16:26

    Berisha te terhiqet te lere grupimin te zgjedhe vete rrugen e tij permes primareve dhe rishikimit te keshillit kombetar si organ kolegjial jo diktues por sugjerues per listat ne zgjedhje dhe mbeshtetjen morale ose opinionin per largimin e kryetarit te pd

    Përgjigju
    • O Berish: 28/07/2023 23:06

      O....

    • Dhimo: 28/07/2023 17:36

      Berisha ben mire te haje nje mut te madh negoje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë