Postimi në rrjetin X i DASH për Altin Dumanin
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot Altin Dumanin si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.
Ishte vetë Sekretari i Shtetit Anthony Blinken që e bëri shpalljen sot (9 Dhjetor), teksa ndau edhe dekoratat, duke ia dorëzuar edhe kreut të SPAK. Ai vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme, si të jashtëzakonshme.
Pak pas ceremonisë, DASH postoi në faqen në rrjetin social X, edhe një foto-portret me dekorimin e Dumanit (sikurse edhe për 9 të tjerët), ku ngriti lart vlerat e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.
Në postim theksohet:
“Urime Altin Dumanit për shpalljen si një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, me integritet, profesionalizëm dhe kurajo”, thuhet në këtë postim.
Lajmi kryesor:
SHBA shpall Altin Dumanin kampionin e luftës kundër korrupsionit! Blinken: Goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm!

