DASH: SHBA do të mbështesë çdo qeverisje demokratike, pro-perëndimore në Mal të Zi
Departamenti amerikan i Shtetit
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vota për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi, përbënte demokraci parlamentare në veprim, përmes së cilës populli i Malit të Zi mban qeverinë përgjegjëse nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur. Komenti ishte lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazovic.
"Shtetet e Bashkuara presin që Mali i Zi të ndjekë procedurat ligjore ose për formimin e shpejtë të një qeverie të re në shërbim të vendit, ose për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
"Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike, e cila siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, që përfshin përshpejtimin e anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e rolit në NATO, një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me orientim qytetar, dhe që vazhdon të mbajë përgjegjëse Rusinë për luftën e saj brutale kundër Ukrainës", vazhdon reagimi.
Në përgjigje të pyetjes së shërbimit serb të Zërit të Amerikës, nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin përfshirjen e partisë pro-ruse Fronti Demokratik, në një qeveri të re, zëdhënësi rikonfirmoi qëndrimin ndaj kësaj force.
"Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane, përfshirë faktin që nuk e ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk ka treguar udhëheqje apo vullnet për të bërë përparim në reformat kyçe të nevojshme për anëtarësimin në BE", tha zëdhënësi./VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25
-
Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë
3 Janar, 13:13
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Masakra në Malin e Zi, 12 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë në Cetinje! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi
2 Janar, 07:16