Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka deklaruar se blerja e votave është dhe çështje pushteti, duke thënë se sipas tij nga atje vjen grabitja.
I ftuar në Opinion, Shehi tha se edhe PD-ja sipas tij nuk është e mbushur me ëngjëj pasi kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, referuar blerjes së votës.
“Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension.
Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në. nuk është puna kështu sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit. Për mua krimi më i rëndë është kjo e patronazhistëve. Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare", tha Shehi.