DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, reagon Balla: Përshëndes vendimin e SHBA

DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, reagon Balla: Përshëndes vendimin e SHBA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reguar pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla përshëndet vendimin e Deprtamentit Amerikan të Shtetit që shpall Sali Beriahën dhe të afërmit e familjes së tij të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. 

“Përshëndes vendimin e shteteve të bashkura të amerikës ndaj Sali berishës: Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thotë Balla duke cituar DASH.

Më tej një një reagim tjetër, Balla thekson se ai ka kryer 36 përballje gjyqësore për aferat korruptive, të cila i kanë kushtuar 414 mln dëme shtetit shqiptar.

'Kush kishte të drejtë?! 36 përballje gjyqësore me berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga berishët ndaj meje. Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës&co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar. Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën.'-shkruan Balla.

 


Lajmi kryesor:

Berisha në ‘listën e zezë’, Balla: Përshëndes vendimin e SHBA! Braçe: Më vjen ndërmend Gërdeci dhe 21-janari


/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025