Zgjedhjet e 6 marsit, Shehi: Nëse opozita del me 3 kandidatë, beteja është e humbur pa nisur në të gjashta bashkitë

TIRANË- Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është i bindur se nëse opozita do të dalë e përçarë në zgjedhjet e 6 marsit, beteja do të jetë e humbur ende pa nisur. Për Shehin, nëse në bashkitë pa kryetar opozita do të garojë me 3 kandidatë të ndryshëm, një nga Lulzim Basha, një nga Sali Berisha dhe tjetri nga aleatët e vegjël, atëherë  ”lufta” do të ishte edhe kundër njëri-tjetrit dhe jo kundërshtarit kryesor që është Edi Rama.

“Për opozitën do vlente qe të dilnim me 1 kandidat, ne kemi ende kohë, po shohim, nëse do dilnim me 3 kandidatë, beteja do humbej pa nisur. Ne nuk jemi për një krah kundër një tjetri. I kemi thënë, nëse dilni me një kandidat na keni të gjithëve nga mbrapa, nëse dilni me 2 do i themi qytetarëve zgjidhni kë kandidat ju pëlqen”, tha Shehi.

Nga ana tjetër, përtej zgjedhjeve, Shehi ka prezantuar sot nismën e parë konkrete të platformës së tij politike 'Po për Shqipërinë', një platformë që sipas atij do t'i mundësojë qytetarëve të diskutojnë, jo vetëm për politikë por edhe tema të tjera si ekonomia apo kultura, e po ashtu edhe të votojnë.

Shehi ka hapur sot atë që ai e quan projektligji për Referendumin. Ai tregon se ka ftuar edhe deputetë të tjerë por nuk i kanë ardhur, përveç kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

“Platforma ‘Po’ dhe unë do propozojmë në parlament ligjin për referendumin. Kam lajmëruar dhe deputetët për të pasur një përkrahje parlamentare, ato që kam ftuar nuk janë, si duket debatin që ka përfshirë parlamentin i duket më i rëndësishëm. Referendumet na duhen në shkallë kombëtare, për të marrë vendime që ne mendojmë që nuk duhet deleguar vetëm te partitë. Është edhe një detyrim, ngarkesë që i vihet qytetarit në shpinë", u shpreh kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi.

Aleatët e kanë lënë të hapur mundësinë e dresë së bashkëpunimit me Sali Berishën. Ka qenë Agron Duka i cili në Report Tv tha se nëse aleatëve do u pëlqejë kandidati i Komisionit të Berishës, atëherë do e mbështesin.

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë