TIRANE- Aleati i Partisë Demokratike, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi gjykon se opozita duhet të bëjë kujdes në kandidaturat që do të përzgjedhë për zgjedhjet lokale, ndërsa thekson se në bashkitë e mëdha PD-ja duhet të kandidojë depuetetë dhe ministra.

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Shehi theksoi një tjetër pjesë ku opozita duhet të bëjë kujdes është zgjerimi i koalicionit me parti të tjera. Ai u shpreh se opozita duhet të jetë e unifikuar në zgjedhje të hapë dyert për partitë e tjera, që të japë shembullin e një shumatoreje idesh dhe jo të një mendimi monolit. Më tej i pyetur rreth mundësisë së rikandidimit në zgjedhjeve të emrave që kanë më shumë se dy mandate, aleati i PD-së u shpreh se kush ka kaluar dy mandate duhet të largohet.