Çështja çame u rikthye sërish sot në fokusin e diskutimeve në Kuvend. Ndryshe nga një javë më parë kur debatin e udhëhoqën deputetët e PDIU-së, ost ishte Dashamir Tahiri, ish-deputet i partisë së çamëve, aktualisht pjesë e grupit parlamentar të PD. Ai akuzoi qeverinë se nuk e ka ngritur në nivel institucional çështjen dhe bën vetëm tam-tam-e politike.
Ai iu referua edhe deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Kotzias i cili tregoi forcën kundrejt reagimeve të fundit midis dy vendeve. Por, sipas Tahirit nga pala shqiptare askush nuk doli të drejtonte një notë proteste.
“Një javë më parë ky parlament buçiti për çështjen çame. E dëgjova me vëmendje, me tam-tam-e të mëdha politike. Nuk dëgjova ndonjë zhurmë. Sot nuk po ndihet njeri. Para 3 ditësh vetë ministri Kotzias iu tregoi shqiptarëve se sa e kishin GDP-në, se sa të fortë e kishin ushtrinë se çfarë fuqie kishin dhe asnjëri nuk ka dalë që të flasë ose t’i drejtohet si dy vende në NATO që jemi, plus aspiratat e tjera ku t’i kërkojë ose t’i drejtohet me një notë proteste për ato që ka thënë. Ky ishte parlamenti i së enjtes që kaloi, ky është parlamenti sot. Më shumë po më duket si teatri i Kiços dhe asnjë nuk kërkon të bëjë atë që duhet të bëjë”, u shpreh Tahiri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO