TIRANE - Rreth tre javë nga vdekja tragjike e ish-ministres së Kulturës Esmeralda Uruçit, autori që shkaktoi aksidentin automobilistik Artan Kotarja vazhdon të qëndrojë i lirë nga prokuroria e Tiranës.
Bashkëshorti i të ndjerës, Dashamir Uruçi thyen heshtjen, duke folur rreth rrethanave të ndodhjes së aksidentit si dhe mos marrjes të asnjë qëndrimi nga ana e prokurorisë për personin që në 17 dhjetor i goditi me makinën e tij nga prapa, teksa burrë e grua ishin duke u kthyer nga qyteti i Durrësit për në Tiranë. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Dashamir Uruçi tregon se në momentin e aksidentit ai ka humbur ndjenjat, ku pasi është përmendur e ka parë vetën në krahët e disa personave, të cilëvë u ka pohuar se brenda, në makinën që ndodhej e rrëzuar në kanal kishte dhe bashkëshorten e tij Esmeraldën. Ai tregon se personi që i shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë as edhe ndihmën e parë.
Sipas Uruçit, ky njeri vashdon të bëjë jetën e tij të lirë dhe të qetë, edhe pse bashkëshortja e tij Esmeralda Uruçi humbi jetën në mënyrë të pafajshme.
Zoti Uruçi, mund të na tregoni se si ka ndodhur aksidenti tragjik?
Më datën 17 dhjetor 2011, rreth orës 16:15 pasdite, kam qenë duke u kthyer nga Durrësi për në Tiranë. Kisha shkuar për të marrë bashkëshorten time Esmeraldën, e cila jepte mësim në universitetin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit. Gjatë kthimit, pasi kam kaluar Vorën, diku pranë kompleksit "Elezaj", kam dëgjuar një goditje të fortë, direkte nga pas dhe menjëherë pas kësaj kam humbur ndjenjat. Pas disa minutash, e kam parë veten në këmbë, të mbajtur nga 2 djem të rinj dhe kam kuptuar se çfarë kishte ngjarë. Kam bërtitur duke u thënë njerëzve se në makinë kam edhe gruan. Disa udhëtarë të cilët nuk i kujtoj tani, e kanë gjetur shoqen time Esmeraldën, pa ndjenja, të rënë në kanal buzë rrugës ku kishte thithur shumë ujë. Ndërkohë, Esmeraldën e kanë vënëbuzë kanalit ku i është dhënë ndihma e parë, frymëmarrja artificiale, nga një mjeke e re Pneumologe, Jola Klosi, të cilës familja ime do t'i jetë mirënjohëse përjetë. Me frymën e saj, Esmeralda përballoi kohën e gjatë të qëndrimit në tokë, e lagur dhe e pambuluar, në pritje të një ambulance, e cila fatkeqësisht vonoi shumë.
Kush jua dha ndihmën e parë gjatë aksidentit?
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kishte ardhur shefi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Krenar Ahmeti, i cili në kushte të jashtëzakonshme organizoi dërgimin tim dhe të Esmeraldës në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Gjej rastin që këtë njeri të mirë e specialist të aftë të Policisë Shqiptare ta falenderoj publikisht. Fati e solli që në spital të ndodhej Prof. Misha Kërci, i cili e përcaktoi menjëherë diagnozën dhe e futi Esmeraldën në një trajtim mjekësor intensiv. Në këto kushte, e intubuar, ajo ka qëndruar në reanimacionin e Spitalit Ushtarak nga 17 dhjetori deri më 23 dhjetor 2011. Të nesërmen e kemi dërguar urgjentisht me avion drejt spitalit "AKH" të Vjenës.
Pas aksidentit tragjik policia ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes. Në dijeninë tuaj kush është shpallur fajtor i këtij aksidenti ju apo shtetasi Artan Kotarja?
Jam vënë në dijeni të ekspertizës të bërë nga një oficer i policisë dhe për fat të keq nuk jepet përgjigje asnjë prej problemeve të aksidentit. Për rrjedhojë pas një hetimi të tillë të përciptë nuk mund të përcaktohet fajtori. Në këto kushte, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertimin, i cili do të bëhet nga 3 ekspertë shqiptarë.
Momentalisht hetimet ndaj shtetasit Kotarja në çfarë faze janë? Keni marë kontakte me prokurorinë, çfarë ju thonë?
Ai që bërë krimin që ekzekutoi dy jetë njerëzish të pafajshëm vazhdon normalisht jetën e tij, shëtit I lirë rrugëve të Shqipërisë, pi kafe dhe "bën hajgare". Ndërkohë bashkëshortja ime kalbet në dhe pa i patur hak as hile askujt në këtë dynja. Ajo grua qytetare, nënë dhe bashkëshorte shëmbullore, intelektuale e rendit të parë, zonjë e rëndë e Shkodrës, ka humbur jetën dhe nuk kthehet më.
Ajo bukuroshe që rezatonte dritë dhe mirësi nuk do të jetë kurrë më pranë bashkëshortit dhe fëmijëve që e deshën aq shumë, pranë familjes e cila e vajton çdo ditë. Më 17 prill 2012 mbushin 4 muaj nga dita e aksidentit fatal, i cili i mori jetën shoqes time të paharuar Esmeralda Uruçit. Ende sot ne nuk kemi akoma një qëndrim nga drejtësia shqiptare.
Megjithë vdekjen e saj unë nuk shoh akoma veprime konkrete dhe reale për dënimin e krimit. Në të vërtet shoh përpjekje për ta ftohur problemin, përpjekje për ta deformuar, shtrembëruar ngjarjen. Personalisht, kam konstatuar prekje të relievit tek vendi i ngjarjes si dhe mungesë vullneti për tu thelluar në karakterin e aksidentit. Theksoj se njeriu që na goditi direkt nga pas e u largua për tu fshehur nga vendi i ngjarjes, la dy persona në gjëndje të rëndë dhe nuk pati burrërinë tu jepte as ndihmën e parë, atyre që I goditi për vdekje. Megjithëse aksidenti pasqyron një goditje të pastër nga pas me një mori shkeljes të tjera të njohura nga policia e prokuroria, autori u la i lirë brenda 24 orëve, a thua se kishte plagosur rëndë dy pata dhe jo dy jetë njerëzish, absolutisht të pafajshëm. Paradokse të drejtësisë shqiptare, të cilat do të kenë ndikime negativedhe në brezat që do vijnë.
Sido që të jetë, ruaj ende besimin tek njerëzit që hetojnë çështjen e bashkëshortes time. Do të bësoj gjithashtu edhe tek ata që do ta gjykojnë nesër këtë çështje. Aktualisht me prokurorinë kam marrëdhënie korrekte. Kam kërkuar nga drejtuesit e saj që për çështjen time e të bashkëshortes Esmeralda të aktivizohen dhe prokurorë të vjetër e me eksperiencë të gjatë në punë dhe jo vetëm prokurorë të rinj. Duke patur parasysh se si pasojë e aksidentit fatal ka vdekur një grua, një nënë dhe një qytetare e pafajshme unë dhe familja ime e dëshirojmë shumë edhe vëmëndjen, e kujdesin e zonjës Prokurore të Përgjithshme Ina Rama.
Ju ka ndihmuar ekonomikisht ndonjë nga institucionet qeveritare për transportimin dhe kurimin e bashkëshortes tuaj në spitalin Austriak?
Janë pikërisht intitucionet shqiptare, pra qeveria shqiptare ajo që krijoi të gjitha mundësitë për transportimin dhe kurimin e Esmeraldës në spitalin "AKH" të Vienës. Në gjithë këtë procedure delikate dhe urgjente më ndihmoi personalisht zonja Liri Berisha, një grua e mrekullueshme. Ajo u interesua personalisht per bashkëshortentime Esmeralda Uruci. Ajo do të ketë gjithmonë nderimin, dashurinë dhe respektin e fëmijëve e të krejt familjes time.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com