Dasho Aliko: Të armatosurit
të dorëzohen ose të ikin

Dasho Aliko: Të armatosurit<br />të dorëzohen ose të ikin
TIRANE- “Situata në fshat nuk është aspak e mirë”. Kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko ka bërë thirrje që gjithë banorët e fshatit të tij të dorëzojnë armët, ndërsa ka kërkuar që, të gjithë personat e inkriminuar të dorëzohen në polici, ose të largohen nga ky fshat. Aliko ka deklaruar se: “Lazarati nuk mund të digjet prej këtyre personave”.

Duke folur nga komuna e Lazaratit për “A1Report”, Aliko deklaroi se, gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri kanë pasur mendime të ndryshme për situatën. “Zhvilluam takimin me ministrin Tahiri dhe kishim mendime të ndryshme në lidhje me situatën në fshat”. Ndërkaq, gjatë deklaratës së tij të bërë për në një lidhje direkte, Aliko ka deklaruar se, nuk janë banorët e Lazaratit ata të cilët qëllojnë me armë, në drejtim të policisë, por janë një grup të rinjsh, adoleshentësh që kanë qëlluar.

Sipas tij, gjendja është e rëndë, pasi edhe plumbat që dalin nga armët, si të policisë edhe të personave të inkriminuar që janë të armatosur, janë duke rënë mbi persona të pafajshëm. “Edhe nga fshatarët dhe nga policia ka të shtëna armësh dhe plumbat dihet nga dalin por nuk dihet se bien më pas. Këtë e tregoi edhe plagosja e një polici dhe dy barinjve që vinin nga puna e tyre”.

Aliko nuk ka lënë pa bërë edhe për dorëzimin e armëve. “I bëj thirrje Lazaratit të gjithë atyre banorëve të ndershëm që të dorëzojnë armët dhe të japin ndihmë policisë”. Ndërkaq Aliko ka bërë thirrje që: “Personat kriminalë, të dorëzojnë armët dhe të shkojnë në polici, ose të dalin jashtë Lazaratit dhe të mos digjet Lazarati”. “Situata në Lazarat nuk është e mirë”, ka përfunduar kreu i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë