Dashoja i Lazaratit shoqatë
paralele për Azem Hajdarin

Dashoja i Lazaratit shoqatë<br />paralele për Azem Hajdarin
Ish-kryeministri Sali Berisha do të përdorë dhe shfrytëzojë politikisht figurën e Azem Hajdarit, për të mobilizuar radhët, me sa duket në kuadër të kërcënimeve se do të kthejë ’97 nëse opozita shqiptare do të humbasë zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, siç edhe ka gjasa të ndodhë.

Ndonëse sa ishte gjallë Azem Hajdari, e shpalli armik, e përjashtoi, e quajti sigurims dhe vegël të Ramiz Alisë, Sali Berisha ka vënë në lëvizje ish-kryekomunarin e famshëm të Lazaratit, Dasho Alikon, për të krijuar një shoqatë paralele me emrin “Azem Hajdari”.

Siç duket edhe në foto, takimi është zhvilluar disa ditë më parë, ku protagonist ka qenë Dasho Aliko dhe një rreth personazhesh, të cilët i përkasin linjës së ashpër të Partisë Demokratike.

Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, pretendon se në fokus të takimit ishte krijimi i një shoqate paralele me emrin e “Azem Hajdarit”, me urdhër të Berishës. Sipas tij, Sali Berisha po krijon një shoqatë tjetër me baronë droge, duke fyer rëndë figurën e Azem Hajdarit.

“Pëllumb Guzi, baron i drogës në Shijak dhe Dasho Aliko baron i drogës në Lazarat, mblodhën njerëz të paguar për të organizuar një shoqatë tjetër me urdhër të Saliut dhe për të vendosur në krye të saj kokat e hashashit.

Në këtë mbledhje ishte edhe tregtari i ri i hashash, djali Azemit. Me urdhër të Saliut është lënë që kongresi mbahet në mars dhe është komanduar kryetar baroni i drogës në Shijak”, ka pohuar Marjan Gryka, i cili prej vitesh ka artikuluar akuza të rënda në adresë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, ish-ministrave Genc Pollo, Arben Imami etj. Gryka ka akuzuar Berishën si përgjegjësin kryesor për eliminimin fizik të Azem Hajdarit dhe pengimin e drejtësisë për të zbardhur ngjarjen.  

Lëvizja
Krijimi i një shoqate paralele me emrin e “Azem Hajdarit” vjen në një kohë kur përfaqësues të Partisë Demokratike kanë kërcënuar se do të destabilizojnë Shqipërinë nëse humbasin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kërcënimi ka ardhur nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili ka pasuar kërcënimin e Sali Berishës, i cili tha se kishte në plan të vriste Edi Ramën në 21 Janar, nëse Rama nuk do të tërhiqej. "Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t'ju duket lule '97-a, ç'a ka për t'ju gjetur.

Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën", u shpreh Noka. Kërcënimi i Nokës është mbështetur edhe nga deputeti Edmond Spaho, i cili ka deklaruar dje se do të ketë trazira nëse PD humbet zgjedhjet. Po ashtu, disa ditë më parë, deputetja e PD, Arbiola Halimi, bëri thirrje për të tërhequr zvarrë deputetin socialist, Taulant Ballën, pasi ky i fundit mori në pyetje Berishën për aferën e privatizimit të OSSH.

Akuza
Dy muaj më parë, Marjan Gryka ka theksuar se Sali Berisha ka kërcënuar me jetë Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Shemsi Bardhi, me anë të një personazhi të quajtur, Sokol Neziri, që të dorëzonte vulën, me qëllim që Shoqata të mbështesë Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 2017.

“Berisha kërkon me të gjitha mënyrat e tij, me oferta, me kërcënime dhe shantazhe që të ketë nën hyqmin e tij Shoqatën “Azem Hajdari”, para zgjedhjeve të 2017. Këtë radhë, Saliu na ka dërguar një njeri që quhet Sokol Neziri, me pseudonimin, Qorri.

Ky zotëri, në emër të Sali Berishës, i ka kërkuar me forcë vulën Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës “Azem Hajdari, Shemsi Bardhit, duke i thënë se Marshalli kërkon me çdo kusht Shoqatën para zgjedhjeve. I porosituri i Berishës e ka vënë Bardhin nën presion familjar si dhe e ka kërcënuar edhe individualisht”, ka pohuar Gryka.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim