Filmi ka drejtor Richard Tanne dhe aktorja që do të luajë Zonjën e parë është Tika Sumpter.
Ndërsa, në rolin e Obamës ende nuk është përcaktuar një mashkull, por po diskutohet rreth emrave të tillë si Drake, Michael B Jordan ose Jay Faraonit që është edhe imituesi i Obamës në “Saturday Night Live”.
Filmi do të quhet “Southside With You". Michelle është një grua me parime idealiste dhe e suksesshme.
Dashuria e tyre nisi në Çikago kur Michelle ishte një avokate 25-vjeçare, ndërsa Obama ishte i punësuar në një kompani.
Filmi do të nisë xhirimet në Çikago korrikun e ardhshëm.
Dita e parë e takimit të tyre u përshkua nga një shëtitje në qytetin e Çikagos duke kaluar në Institutin e Arteve dhe në fund drejt anës jugore të qytetit për të ngrënë akullore.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)