Dashuria e panjohur e Arjan Çanit

Pasi ka shkaktuar pak javë më pare një zhurmë të madhe me puthjen e famshme në buzë që i dha Katjushës, bukuroshes DJ nga Ukraina në emisionin e tij “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka nisur të eksplorojë seksin e butë edhe përtej Shqipërisë. Nuk është mjaftuar vetëm me të ftuarat që i vijnë në studio, prandaj edhe ka mbetur i habitur nga ajo që sapo ka zbuluar. Ka udhëtuar në Prishtinë, ku edhe ka mbetur gojëhapur nga vajzat e kryeqytetit, madje ka pranuar se është i dashuruar me vajzat e Kosovës dhe është ndier paksa i habitur përse nuk e kishte pasur këtë ndjesi edhe më parë. “Kur isha famijë, mendoja se Beogradi është më i bukuri i Ballkanit, por kur e pashë Prishtinën mendoj se këtu ka gjithçka. Dikur mendoja se serbet janë më të bukura, por kur i pashë sa të bukura janë gocat në Prishtinë, ndërrova mendje” ka thënë Çani i ftuar në emisionin “Zona B”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave