Ndërsa profili i Osmanit është pushtuar nga postime të luleve dhe zemrave ajo ka publikuar edhe një poezi të cilën e ka shkruar vetë.
“Një copëz qielli që hapet para syve të mi, si ai libri i madh e i rëndë që shkund pluhur të z’dritë si vallëzim zogjsh, në agimin e ditës së dytë të Majit, Ti.
Si drita e një shkreptime, që nuk e pret, por flakëron e prek majën më të lartë të qenësisë time...Ti.
Si poccja e vjetër e verës, e mbushur plot që plas në ngushtin e trazimit të mbarsjes së saj. Ashtu në padurim, zbrazet e rrëmbyer dhe ngjyros me veten e saj, në aromë.
Djeg, përvëlon e deh në ethe të buta drojë, gjithë koret e ngritura si një shteg.
Të lëna nga vullkani që e thërret në vijën e tij, Unë, Unë dhe Ti.
Asgjë nuk dëgjohet më në univers...
Një përkryeshmëri e pakompozuar.
Valvulat bëjnë muzikë. Mbaj ritmin e shpirtit.
Rrahin një plus një. Rrahin dy, Rrahin një.
Nuk rron në kohë, nuk rron as në përtej,
S;e prek përditë.
Nuk ka kohë në përjetësi.
Kur e di, thjesht, Ti e di. Dhe unë, thjesht, e di.
E papërkryera e përkryer. Unë dhe Ti.
I dorëzuar si ahu i pyllit më të dendur, në stoli gjethesh pafund, I lartë i drejtë i fortë.
Ngjitem dhe kombinoj ngjyrat e gjetheve me të miat, si pazëll. I përkëdhel.
Kundërmon pushtues në çdo damar.
Aromë që më ndez si në betejë.
Në sytë e tu të shoh ty. Të dorëzuar në mua.
Në sytë e mi shoh veten. Të dorëzuar në ty.
Nuk rron në kohë. Nuk rron as në përtej.
S’e prek përditë.
E prek aty ku s’ka orë, a ditë a kohë.
Ku realiteti nuk i përket vetvetes.
Prek e puth e puth e prek.
Në tonën qiell e dite e nate, Maji a Dhjetori.
Pushtues i dorëzuar...Ti.
Rrëmbyeshëm në krahët e mi.
Në ty. Unë. Në mua. Ti”, ka shkruar Albana Osmani.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com