Tiranë- Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri iu vjen sërish në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë një vizë fejese.
Ambasada i referohet rastit kur një qytetar shqiptar bie në dashuri dhe fejohet me një qytetar amerikan dhe tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekë ky i fundit për të marrë drejt SHBA-ve njeriun me të cilin është dashuruar.
Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë
Këshilla e Annës
Komento