Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl ka vendosur t’i japë fund beqarisë në moshën 53-vjeçare.

Ajo është martuar me milioneri Wolfang Meilininger në një dasmë të pazakontë ku morën pjesë dhe kancelari Sebastian Kurtz dhe presidenti Vladimir Putin.

Pjesëmarrja e Putin në dasmë u komentua në mediat botërore si përpjekje e Rusisë për të rihyrë në Europë nga dera e preferuar: Austria.

Presidenti rus ka kërcyer me nusen e cila është kthyer në lajmin e ditës në botë.