Dasma e Veliaj, PD: Shpenzime
faraonike, abuzim me pushtetin

Dasma e Veliaj, PD: Shpenzime<br />faraonike, abuzim me pushtetin
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj për shpenzime faraonike në ceremoninë e martesës së tij.
Në një deklaratë për mediat, kordinatora e PD-së Silvi Bardhi tha se përfshirja e strukturave qeveritare dhe e bashkisë në organizimin e aktivitetit është një abuzim me pushtetin.
 
 
“Partia Demokratike e ka familjen në themelin e vlerave ku ngrihet si forcë politike, dhe si për çdo qytetar tjetër të vendit që martohet, ne i urojmë sot Erion Veliajt të trashëgohet. Shpenzimet faraonike, paraja lumë rrugëve të Gjirokastrës, përfshirja e strukturave qeveritare dhe e bashkisë atje në organizimin e aktivitetit është një abuzim me pushtetin, është një provokim që i bëhet shoqërisë në ditët më të këqia të ekonomisë dhe gjëndjes sociale.  Erion Veliaj mund të ketë ftuar një mijë vetë, e mund të ketë shpenzuar qindra mijë euro për shandanë, kokteile, e luks sallonesh, por janë mijëra qytetarë që mezi mbyllin muajin, janë mijëra që kanë humbur vendet e punës, janë mijëra që marrin gjithnjë me vonese ndihmën sociale, janë mijëra të tjerë që tjetër gjë prisnin nga ky ministër, nga kjo qeveri”, dekloroi Bardhi. 
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën