Dasma në kohë COVID-i, e pësojnë keq dy pronarët e restoranteve në Tiranë! Gjobiten me 3 mln

Dasma në kohë COVID-i, e pësojnë keq dy pronarët e restoranteve në Tiranë! Gjobiten me 3 mln

Foto ilustruese

TIRANË- Organizimi i dasmave në kundërshtim me aktin normativ kundër COVID-19 u kanë kushtuar pronarëve të dy restoranteve në Tiranë 3 mln lekë! Edhe pse është e ndaluar që të zhvillohen ceremoni martesore, për shkak se nxisin grumbullime të njerëzve, kjo gjë nuk i ka penguar dy pronarët, të cilët janë ndëshkuar nga uniformat blu.

"Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.  Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Dasmë në oborr, gjobitet me 1 mln lekë i zoti i shtëpisë në Bulqizë! E pësojnë keq edhe 5 pronarë në Tiranë, Berat e Durrës


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja