SHKODER - Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për shpenzime marramendese ne dasmën e tij. Nga Shkodra ministri Veliaj ka thënë se njerëzit nuk ndihmohen me deklarata dhe konferenca politike, të cilat sipas tij, përdorin çdo lindje, cdo vdekje, apo çdo dasëm, por, - thote Veliaj, "ndihmohen duke bërë gjëra konkrete".
Nga Panairi i Artizanëve të Rinj të Shkodrës, ku janë ekspozuar punimet artizanale të pesëdhjetë të rinjve dhe të rejave të këtij qyteti, Veliaj ka thënë se në Shqipëri ka më shumë të punësuar sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
"Sot ka më shumë të punësuar po vetëm sepse vetëm një qeveri e trajton si emergjencë kombëtare punësimin, vetëm atëherë mund të shohim rezultate konkrete dhe vetëm kur nuk na kap vetëkënaqësia por çdo ditë mundohemi nga pak me zgjidh disa probleme. Unë e di se s'ka shkop magjik as buton magjik, që i zgjidh të gjitha gjërat përnjëherë, por unë prapë besoj më mirë të ndihmojmë disa dhe te bëjmë diçka sesa mos ndihmojmë askënd dhe mos bëjmë asgjë", deklaoi Veliaj.
Panairi organizohet në përfundim të aksionit “Nxitja e Punësimit të të Rinjve në Sektorin e Artizanatit”, i cili është një ndër komponentët e Paktit Territorial të Punësimit të të Rinjve për Qarkun e Shkodrës.
50 të rinj të moshës 18-29 vjeç ndoqën për gjashtë muaj kurset e formimit profesional, pranë artizanëve më të njohur shkodran.
Ofrimi i trajinimit profesional të të rinjëve në fushën e artizanatit është edhe një garanci për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të traditës dhe për vazhdimësinë e zejeve që sot rrezikojnë të zhduken.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO