Dasmë pa distancë mes të ftuarve në kohë COVID-i, gjobiten 2 lokale në Durrës

Dasmë pa distancë mes të ftuarve në kohë COVID-i, gjobiten 2 lokale në Durrës

Foto ilustruese

Dy lokale janë gjobitur në Durrës me nga një milion lekë, pasi në kundërshtim me aktin Normativ për masat kundër përhapjes së COVID-it organizuan dasma pa respektuar distancën mes të ftuarve.

"Policia evidentoi në Njësinë Administrative Manzë një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë" thotë policia.

Policia apelon të respektohen me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.


Lajmi kryesor:

Thyen ligjin për pandeminë duke organizuar dasma e muzikë live, gjobë nga 1 milion lekë për 5 administratorët


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori: 26/07/2020 14:22

    Nuk ja mban Policise te gjobis Foline ne Jale, por merret me lokale fshati Ne Jal, Folia rrafsh ne darke me muzik live

    Përgjigju
  • indriti: 26/07/2020 11:33

    llogaria behet ndryshe... sa te ftuar ishin ne dasem?! po themi 200 vete per seicilen x2=400 dmth. -400 vota per edin ne nje te rene shkopi. Po keshtu dhe per klubet dhe lonzhet. sa te punesuar ka lene pa pune, sa familje ushqehen me to dhe sa biznese con ne faliment?! llogatite me palloshin i bejme ne pranvere. po te sillej me korrekt ndofta kishte nje shanc ta votonim prap, por ku do marri ate qe meriton shume shpejt.

    Përgjigju
    • Cane: 26/07/2020 15:13

      Sa mirë i bëre llogaritë. Të gjithë si ty mendojnë. Për kë të votojmë? Për ata që flenë kur janë në pushtet dhe djegin kur janë në opozitë?

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)