Dita e dasmës së një çifti në Turqi u shkatërrua. Në pamjet e publikuara në rrjet, shihet se si dasmorët përfshihen në sherr duke përdorur karrige e sende të forta.

Pista e kërcimit u kthye në një fushëbetejë mes të ftuarve. Mësohet se 14 dasmorë janë plagosur ndërsa 10 prej tyre janë transportuar në spital me ambulancë.

Për të shuar sherrin është dashur ndërhyrja e policisë, pasi dasmorët e vijuan atë edhe jashtë ambienteve të lokalit.

Pamjet e publikuara janë bërë virale në rrjet ndërsa dita më e lumtur e çiftit shkoi për dreq.